Kakavijë, kapen 2 kg heroinë, po
trafikohej në drejtim të Greqisë

Kakavijë, kapen 2 kg heroinë, po<br />trafikohej në drejtim të Greqisë
Policia shqiptare ka sekuestruar në Kakavijë 2 kg lëndë narkotike të llojit heroinë. Droga është kapur në një automjet tip "Benz" me targa A 770 LS me drejtues Stavri Topi, 56-vjeç. 

Në pikën e kalimit doganor, në dalje të Republikës së Shqipërisë 56-vjeçari ka qenë duke u regjistruar në sistemin TIMS nga punonjësit e Policisë Kufitare dhe pas regjistrimit mjeti ka kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në parafangot e gomave të para të automjetit kishte disa pako me lëndë të dyshuar narkotike Heroinë.

Gjatë kontrollit të imtësishëm  nga grupi hetimor, në parafangot e gomave të para të mjetit, u gjetën 4 pako me lëndë narkotike të dyshuar Heroinë, me  peshë totale 2 kg.

Këto pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, Stavri Topi, 57 vjeç, banues në Fier.

Materialet proçeduriale do t'i referohen Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve ", parashikuar nga neni 283/a  i Kodit Penal.

[gallery]20112[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)