GJIROKASTËR - Kishte fshehur 53 pako me kanabis në dyshemenë e makinës për t’i kaluar në Greqi përmes Kakavijës, por misioni i tij është ndërprerë në mes.

37-vjeçari nga Shkodra Ridvan Stankaj u arrestua nga Policia Kufitare ndërsa u sekuestruan 46 kilogramët e lëndës narkotike të fshehura në makinën tip Fiat me targa AA 360 LR,  ndarë në 53 pako të mbështjella me natriban.
 
Sipas policisë, poseduesi i lëndës narkotike kishte qëllim ta trafikonte kanabisin drejt Greqisë. Shkodrani do të hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë për trafik ndërkombëtar të Lëndëve Narkotike. 

droga kakavije
droga kakavije
droga kakavije
 Foto të tjera

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)