Një 41 vjeçar nga Hondurrasi është arrestuar në Kakavijë në tentativë për të kaluar kufirin drejt Greqisë.
I arrestuari ishte shpallur në kërkim pasi i mori 9 mijë euro një shqiptari nga Kosova duke e mashtruar. 41 vjeçari J.S lindur në Hondurras dhe banues në Gjermani, u ndalua në kufi ku iu sekuestruan 10.150 euro dhe 400 dollarë të padeklaruara.
Gjithashtu, gjatë kontrollit, këtij 41 vjeçarit i janë gjetur disa dokumente identifikimi të falsifikuara, të cilat dyshohet se i ka përdorur gjatë qëndrimit në Shqipëri, për të mos u identifikuar nga Policia.