KAKAVIJË - 88 klandestinë janë ndaluar nga policia Kufitare e Kakavijës në bashkëpunim me Forcat Delta, gjate 24 orëve të fundit, ku janë zhvilluar dy operacione të ndryshme, duke ndaluar klandestinët e ndarë në dy grupe.
Grupi i parë me 47 shtetas nga Siria dhe Sudani u bllokua mbrëmjen e kaluar poshtë fshatit Glinë.
Ndërsa grupi i dytë është ndaluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në afërsi të vendit të quajtur Mulliri, poshtë pikës së kalimit kufitar në Kakavijë, ku u ndaluan 41 persona, të gjithë nga Siria.
Klandestinët kishin hyrë ilegalisht nga kufiri jeshil me shtetin grek, duke pasur si synim kalimin në Malin e Zi përmes Shqipërisë, duke kaluar më pas në vendet e tjera të BE.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com