Kakavijë, sekuestrohen 15 kg marijuanë

Në orët e mbrëmjes së djeshme efektivat e Policisë Kufitare Kakavijë, gjatë kontrollit në vijën e dytë të automjetit Audi me targa AA 054 KC, me drejtues Besmir Hoxha, kanë konstatuar poshtë sediljeve në shasi 8 pako të mbushura me marjiuane, gjithësej 15 kg .

Burime Policore bëjnë të ditur se në vendin ku është zbuluar sasia e lëndës narkotike ka shkuar grupi hetimor dhe specialistët e Seksionit Kundër Drogës, te cilet kanë bërë arrestimin e drejtuesit të mjetit. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda për trafik ndërkombetar të lëndëve narkotike. /ATSH/
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet