Kakavijë, sekuestrohen 16 kg lëndë
narkotike, po trafikoheshin në Athinë

Kakavijë, sekuestrohen 16 kg lëndë<br />narkotike, po trafikoheshin në Athinë
Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga 2 persona si dhe ka sekuestruar 16 kilogram lëndë narkotike, ku destinacioni i trafikantëve ishte kalimi i saj në Athinë përmes mjeteve të transportit.

Sipas të dhënave të policisë bëhet e ditur se, lënda narkotike është sekuestruar brenda harkut kohor të 12 orëve.

Sasia e parë është gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrollit në vijën e dytë të autobusit të linjës Tiranë -Athinë, në bagazhin e tij u konstatua një mobilje (tavolinë), brenda së cilës ishte krijuar një vend i fshehtë, ku u gjetën 6 pako të mbështjella me natriban, gjithsej 6.8 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Në pranga kanë rënë:  Florian Gjoni, 29 vjeç punonjës i agjencisë, pasi ai e ka nisur porosinë me autobus, të cilën pretendon se e ka marrë nga një person tjetër të cilin nuk e njihte.

Rasti i dytë është konstatuar po në Kakavijë, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip ‘CADDY’ me targa AA 458 NV, që drejtohej nga shtetasi Flamur Omeri, 64 vjeç, banues në Patos, punonjësit e Policisë Kufitare kanë konstatuar në gomën rezervë dhe në brendësi të dy parafangove 14 pako të mbështjella me natriban me peshë 9.2 kg, lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

foto droge

foto droge

foto droge

foto droge

foto droge

Redaksioa Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar