Kakavijë, sekuestrohen 18 kg drogë 
në makinë, policia pranga drejtuesit
Krujë,asgjesohen 1418 rrënjë kannabis

Kakavijë, sekuestrohen 18 kg drogë <br />në makinë, policia pranga drejtuesit<br />Krujë,asgjesohen 1418 rrënjë kannabis
Policia kufitare e Kakavijës në bashkëpunim me atë greke ka sekuestruar 18 kg lëndë narkotike mbrëmjen e djeshme në makinën e një shtetasi.

Genci Koraqe ka braktisur mjetin në të cilin kishtë të fshehur 15 pako të mbushura me lëndë narkotike e dyshuar si Mariuanë , me peshë totale 18 Kilogramë.
Drejtuesi Koraqe porsa ka ndaluar ka zbritur nga makina është larguar në drejtim të kufirit jeshil me palën greke e cila me operacion të përbashkërt me palën shqiptare ka bërë të mundur arrestimin e tij.
Koraqe  banues në Berat drejtonte një furgon tip “Benz” me targë AA718 KK i cili u sekuestrua nga policia së bashku me sasinë e lëndës narkotike në cilësinë e provës materiale.Policia po kryen të gjitha veprimet e para proceduriale për këtë rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
 
Pritet që sot Genci Koraqe, t’i dorëzohet Policisë Kufitare Shqiptare të Kakavijës nga ana e Policisë Kufitare Greke , ku më pas Specialistët e Sektorit për Narkotikët do të kryejnë arrestimin e tij për veprën penale të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike “. Materialet në ngarkim të tij do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë