KAKAVIJË- Arrestohet një person, i cili tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të jashtëligjshme. Patrulla e Policisë Kufitare bëri te mundur kapjen dhe arrestimin e Ëngjëllush Agallija, 47-vjeç, banues në Fier. Gjatë verifikimeve rezultoi se 47-vjeçari ishte person në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, e ka dënuar me 10 vjet burg për veprat penale "Vrasja me dashje" dhe"Rrethanat rënduese".
Njoftimi i policisë
Patrulla e Policisë Kufitare të Kakavijes gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër kap dhe ndalon një person të dënuar me 10 vjet burg për "Vrasje me dashje" Nga punonjësit e Policisë Kufitare Kakavije, gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër është konstatuar një shtetas në tentativë për kalim kufiri në mënyrë të jashtëligjshme, duke iu shmangur kontrollit policor. Nga ana e patrullës së Policisë Kufitare në kufirin e gjelbër u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:
Ëngjëllush Agallija, 47 vjeç, banues në Fier.
Gjatë kryerjes së verifikimeve përkatëse rezultoi se ky shtetas ishte person në kërkim pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me numër vendimi 60, datë 30.09.2015, e ka dënuar me 10 vjet burg për veprat penale "Vrasja me dashje", dhe "Rrethanat rënduese", parashikuar nga nenet 76 a) dhe 50 c) të Kodit Penal.