Kakavijë, tentuan të trafikojnë 20 kg kanabis në Greqi, i zbulon skaneri, arrestohen dy të rinjtë

Kakavijë, tentuan të trafikojnë 20 kg kanabis në Greqi, i zbulon skaneri, arrestohen dy të rinjtë

Dogana e Kakavijes

GJIROKASTER-Dy persona janë arrestuar, pasi tentuan që të kalojnë në Greqi rreth 20 kg kanabis. Të arrestuar janë Raul Bodlli nga Shijaku dhe Klajdi Reka, i cili ishte pasagjer nga Durrësi. Droga ishte fshehur në makinën tip Benz me targa AA864TV që drejtohej nga Bodlli, ndërsa Reka ishte pasagjer.

Ata tentuan që të kalonin te pika doganore 'Tre Urat' në orën 14:30, por pas një verifikimi dhe dyshimeve u zbulua se në makinë kishte drogë. Makina u shoqërua për kontroll në skaner në Kakavijë dhe rezultoi se kanabisi ishte fshehur te shasia. Droga ishte e ndarë në 9 pako.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Fredi Beleri me pranga  në KQZ, vendoset sot për heqjen e mandatit si kryebashkiak i Himarës! Shikoni pamjet ekskluzive

Fredi Beleri me pranga në KQZ, vendoset sot për heqjen e mandatit si kryebashkiak i Himarës! Shikoni pamjet ekskluzive