ITALI - Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të Kozenës në Kalabri, kur një furgon është përplasur nga një tren në zonën e Rosanës dhe për pasojë kanë mbetur të vrarë 6 persona.
Sipas informacioneve të para nga policia, furgoni ka kaluar mbi binarët në një pikë ku ndodhej një kalim privat dhe është tërhequr zvarrë për 600 metra.
Në bordin e makinës ndodheshin disa punëtorë me origjinë rumune, të cilët punonin duke mbledhur mandarina.
Ndërsa dy puntorët e tjerë edhe ata me origjinë rumune kanë shpëtuar nga përplasja e trenit me furgonin pasi ata kishin zbritur për të hapur portën dhe për të bërë të mundur kalimin mbi binarët.
Nuk ka lëndime mes pasagjerëve dhe personelit të trenit, por në mesin e viktimave thuhet se janë 2 gra.
(lç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com