Kalaja mesjetare e Lezhës pritet të ndriçohet! Rama: Do të rifitojë shkëlqimin që meriton

Kalaja mesjetare e Lezhës pritet të ndriçohet! Rama: Do të rifitojë shkëlqimin që meriton

LEZHË- Kalaja Mesjetare e Lezhës do ofrojë një pamje tjetër gjatë natës. Projekt që ka hyrë në fazën përfundimtare parashikon rizhvillimin energjetik dhe artistik me vëmendje të veçantë për elementet identifikuese të kalasë së Lezhës.

Kryesisht do të jetë në vëmendje ndriçimi i mureve të jashtme dhe i objekteve të brendshme me vlera arkitektonike, si dhe hyrja e kalasë.

Duke pasur parasysh madhështinë dhe rëndësinë historike të këtij fortifikimi, projekti parashikon një metode precize për pozicionimin e pajisjeve të ndriçimit, të përbashkët për shumicën e fortifikimeve të përfshira në ndërhyrje si në Shkodër, Berat, Gjirokastër.

Kryeministri Edi Rama ndau foto nga puna që ka nisur në këtë kala, teksa shprehet se,

“Pas kalasë së Gjirokastrës, Beratit, Shkodrës e Krujës ka nisur puna edhe në kalanë mesjetare të Lezhës për të rifituar shkëlqimin që meriton ky monument me vlera të rralla”.

Ndriçimi i mureve të jashtme, i objekteve të brendshme me vlera arkitektonike, por edhe hyrjes së kalasë, dëshmitare e ngjarjeve të rëndësishme historike do të rifitojnë madhështinë dhe vëmendjen që meriton ky monument me vlera të rralla.

Projekti i mbështetur nga Ministria e Kulturës, parashikon rizhvillimin energjetik dhe artistik me fokus të veçantë në elementet identifikuese të kalasë së Lezhës, duke e bërë atë edhe më terheqëse për vizitorët.

Pozicioni i ndriçuesve është ideuar për të lejuar që vëllimet e parashikuara të gjenerojnë hije të qarta që e bëjnë tre-dimensionalen e mureve më të dukshme edhe në distanca të mëdha. Kjo ndërhyrje bashkekohore vjen falë mbështetjes së Ministrise së Kulturës.

Kalaja e Lezhës konsiderohet simbol i arkitekturës ushtarake të vonë romake, bizantine e osmane, ndërsa ka pësuar dëmtime në mënyrë të vazhdueshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rradha: 07/09/2023 17:41

    Pas Lezhes te ndricohen dhe te vendoset flamuri shqiperise ne 3 keshtjella ne Kep RODONI , ne Kalane Sebastea-Latium dhe keshtjellen e Daula-s ne veri lindje , po ashtu nje Harte moderne e kulteve antike do jepte zhvillim ne turizem ! Besoj lezha vetem lezha mund te kete 1-3 Milion turiste historik pra (tetor -mars) pa llogaritur qe kjo zone ka numrin me te madh te pushuesve ne adriatik gjate veres pra zona me e zhvilluar ne veri te shqiperise ne turizem bregdetar ! Po ashtu duhet nje linje treni , Rinas - Milot -Lezhe - Shengjin nje degezim ne plazh do ulte 80% trafikun po ashtu duhet nje linje degezim hekurudhor per ne Tale beach ne Lezhe lagje shengjini! Besoj ne 2025 mbi 1-2 mil turist do ti kete vetem lezha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen