Kalendari artistik i TK, Hervin Çuli: Aleanca ka uzurpuar teatrin, s’na lejohet të hyjmë

Sezoni artistik i Teatrit Kombëtar kësaj here nis me shfaqjen “Xhelati” e autorit Martin McDonagh me regji të Qëndrim Rijanit. Por përpos kësaj, drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Culi prezantoi edhe katër premierat e tjera, që bordi ka përzgjedhur për të qenë pjesë e repertorit që do të ngjitet në skenën e Arturbines.

“Sezoni artistik ka katër vepra të mëdha, “Xhelatët” e autorit Martin McDonagh me regji nga Qëndrim Rijani, “Skena nga një ekzekutim” e Howard Baker me regji Rovena Lule, “Koriolanos” i Shekspirit me regji të Altin Bashës dhe “Borgjezi fisnik” e Molierit”, shprehet Çuli.

Përsa i përket hapësirës që do të zërë këtë sezon dramaturgjia shqiptare në skenën e TK, Çuli shprehet se: “Këtë vit besoj se ne nuk kemi pas edhe prurje nga drama shqipe për të qenë pjesë e TK. Vjet kemi pas dy vepra, “Tag” të Bashkim Hoxhës dhe “Pengu” të Saimir Gongo. Këtë vit s’kemi pasur edhe kërkesa për t’u përfshirë në TK. Unë vazhdoj që të jem me idenë se jo domosdoshmërish një institucion teatral duhet që të kërkojë me dhunë për të gjetur një tekst të dramaturgjisë vendase, sepse kjo nuk bëhet me shiringë. Drama shqipe do të marrë vendin që i takon në momentin që ka një vepër të mirë”.

Për realizmin e shfaqjes Xhelati, Çuli rendit edhe disa vështirësi, që ka hasur stafi i tij për shkak se, sipas tij, Aleanca për Mbrojtjen e TK, ka uzurpuar rekuizitën e këtij institucioni.

“Kemi pas edhe një vështirësi në këtë shfaqje, sepse një pjesë të dekorit jemi detyruar që ta bëjmë për së dyti, sepse në TK është një grup, që mendojnë se e mbrojnë teatrin, por e kanë uzurpuar edhe TK edhe punishten, ku ne kemi pas elementë të ndryshëm të skenografisë. Njeriu është në të drejtën e tij për të pas idetë e tij, por jo deri në pikën që të sabotojë me çdo kusht punët e një institucioni teatral. Punonjësi i TK për të hyrë në godinën e tij, një mënyrë paraqitje ka, të shkojë tek roja tek dera edhe të thotë emrin e tij. Unë nuk di që t’i jap Aleancës ndonjë shkresë, sepse unë nuk e di që është institucion. Ne në mënyrë taksative nuk na lejohet që të futemi në TK, asnjë nga punonjësit e TK, i është ndaluar, pasi komandat kanë një punonjës që ka qenë 30 vite në Itali. Kjo është absurde edhe qesharake, por vështirësitë që kemi pas për skenën është nga një dëshirë e kolegëve që thonë se duan teatrin, duke sabotuar teatrin. Të duash TK edhe të sabotosh punën e kolegëve më duket në kontradiktë”.

Përsa sa i përket publikimit të lajmit në disa portale, për shkarkimin e aktorit Neritan Liçaj, nga kryeministri Edi rama, Çuli thotë se: “Nuk ka çështje të Neritan Liçajt në TK. Do të jetë aktor në shfaqjet që vijnë. Artistët kontraktohen dhe shkarkohen nga puna drejtori i TK. Nëse në një moment do të vijnë të pirë në skenë apo do bëjmë një veprim joetik s’do jemi pjesë e tij, ndërsa sa i përket profilit të tij artistik do të vazhdojë që të luajë përjetësisht”.

Anëtarët e bordit të TK janë Margarita Xhepa, e cila është edhe në cilësinë e kryetarit të bordit, dramaturgu Bashkim Hoxha, gazetari Andi Tela, Herida Duro, si përfaqësuese e MK, edhe një përfaqësuese e Ministrisë së Financave, Zamira Kita (drejtoreshë e teatrit “A.Çajupi” në Korçë edhe shkrimtari Preç Zogaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite