Kalendari i ngjeshur, futbollistët kërcënojnë UEFA-n: Po shkojmë drejt grevës

Kalendari i ngjeshur, futbollistët kërcënojnë UEFA-n: Po shkojmë drejt grevës

Rodri, Manchester City

Kupë, kampionat, Ligë Evrope dhe Kombëtare, të gjitha këto kompeticione përballen nga një numër i madh lojtarësh që për të disatin vit radhazi kanë ngritur zërin kundër UEFA-s dhe FIFA-s sa i takon kalendarit të ngjeshur.

Në lidhje me këtë, mesfushori i Manchester City-t, Rodri deklaroi se pushimi është shumë i rëndësishëm për lojtarët dhe tha se po shkohet drejt grevës nga futbollistët.

“Mendoj se jemi afër një greve. Nëse vazhdohet kështu, nuk do të kemi zgjidhje tjetër. Është diçka që na shqetëson. Një lojtar mund të luajë në nivel të lartë, me 40-50 ndeshje në sezon, kur kalohen këto numra, është e vështirë për ta mbajtur nivelin fizik. Këtë vit ndoshta do të shkojmë 70 ndeshje.

Për mendimin tim janë shumë. Dikush duhet të kujdeset për ne sepse ne jemi personazhet kryesore të këtij, le të themi sporti, apo biznes, si të doni quheni. Jo gjithçka ka të bëjë me paratë apo marketingun. Ka të bëjë me cilësinë. Njerëzit duan të shikojnë futboll të mirë dhe për këtë arsye duhet të pushojmë më shumë.”, deklaroi Rodri.

Në të njëjtën linjë ishte edhe futbollisti i Barcelonës, Jules Kounde.

“Jam dakord me gjithçka që ka thënë Rodri. Kalendari po bëhet më i vështirë çdo vit. Kemi më shumë ndeshje dhe më pak pushime. Ankohemi prej kohësh dhe askush nuk na kushton vëmendje, nuk dëgjohen lojtarët dhe trajnerët.

Do të vijë një kohë kur do të duhet të bëjmë grevë, sepse është e vetmja mënyrë që ata të reagojnë. Ne marrim gjithnjë e më shumë rreziqe, ka më shumë lëndime sepse ka më pak pushime. Tani me Kupën e Botës për Klube, ne do të arrijmë rreth 70 ndeshje në sezon, gjë që është çmenduri.”, theksoi Kounde.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj