Raundi i 27-të i Superligës shqiptare të futbollit do të luhet i ndarë në dy ditë, të dielën dhe të hënën.

Gjithçka do të hapet të dielën, më 8 mars, me dy ndeshje që do të zhvillohen në orën 15:00, Bylis - Vora dhe Tirana - AF Elbasani. Në stadiumin “Adush Muça” do të luhet një përballje direkte mes Bylisit dhe Vorës, dy skuadra që kërkojnë të sigurojnë mbijetesën në elitën e futbollit në vend.

Në stadiumin “Selman Stërmasi”, Tirana do të përballet me AF Elbasanin. Bardheblutë do të kërkojnë të reagojnë pas tre humbjeve radhazi në kampionat, ndërsa verdheblutë synojnë rikthimin te fitorja pas barazimit në javën e fundit ndaj Bylisit.

Dita e diel do të mbyllet në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës, ku në orën 18:00 do të luhet sfida Flamurtari - Vllaznia. Përballë do të jenë skuadra e vendit të fundit në renditje, Flamurtari, kundër kryesuesve të kampionatit, Vllaznia, që synojnë një tjetër fitore në Superligë.

Dy ndeshjet e fundit të javës së 27-të do të zhvillohen të hënën, në orën 19:00. Egnatia do të presë Teutën në stadiumin “Arena Egnatia”, në një përballje të fortë që pritet të sjellë rivalitet.

Në stadiumin “Air Albania” do të luhet derbi Dinamo - Partizani. Dy skuadrat luftojnë për të siguruar një vend në 'Final Four' dhe kanë nga 39 pikë secila në renditje. Një ndeshje që premton emocione dhe spektakël, ku të dyja ekipet do të synojnë fitoren.

Superliga, raundi i 27-të:
Bylis - FK Vora, 08.03.2026, ora 15:00, “Adush Muça”
Tirana - AF Elbasani, 08.03.2026, ora 15:00, “Selman Stërmasi”
Flamurtari - Vllaznia, 08.03.2026, ora 18:00, “Flamurtari”
Egnatia - Teuta, 09.03.2026, ora 19:00, “Arena Egnatia”
Dinamo - Partizani, 09.03.2026, ora 19:00, “Air Albania”

Renditja:

Renditja pas javës së 26-të