Të martën në mbrëmje u zhvilluan dy sfidat e mbetura për raundin e 10-të në Superligën shqiptare të futbollit. Vllaznia dhe AF Elbasani ndajnë kreun me 20 pikë.

Në Rrogozhinë, Egnatia dhe Vllaznia barazuan 2-2 në një ndeshje që dhuroi emocione të forta deri në fund dhe shumë raste. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për shkodranët që iu falën një goli të bukur të Sherif Kallakut në minutën e 44-t. Vendasit reaguan në fraksionin e dytë dhe barazuan me Yahaya në minutën e 62-të. 15 minuta më vonë Vllaznia fitoi një penallti dhe Egnatia mbeti me dhjetë futbollistë pas daljes me karton të kuq të Fangajt. Nga 11 metërshi kapiteni Balaj nuk gaboi dhe i dha të tijve epërsinë e përkohshme. Mirëpo fundi i sfidës (86') kishte rezervuar surpriza dhe një skemë e bukur nga Aleksi dhe Jaime, bëri që ky i fundit të barazonte nga zhvillimet e një goditje dënimi. Në fund ndeshja u mbyll 2-2.

Barazim, por pa gola në "Arenën e Demave". Vora ndali 0-0 Partizanin. Të dyja skuadrat kanë tre sfida pa fitore, ndërsa Partizani vijon të jetë në zonën e ftohtë.

Në ndeshjet e tjera të raundit të 10-të, Dinamo dhe Teuta barazuan 0-0. AF Elbasani mposhti në transfertë Flamurtarin me rezultatin minimal 0-1. Goli i Xhonatan Lajthisë vendosi fatin e këtij takimi. Bylis mori fitoren e dytë radhazi në kampionat, pasi mposhti Tiranën 0-2 në “Selman Stërmasi”.

Pas përfundimit të javës së 10-të, Vllaznia dhe AF Elbasani kryesojnë me nga 20 pikë, ndërsa Egnatia ndodhet në vendin e tretë me 19 pikë.

Raundi i 11-të luhet në tre ditë dhe spikat Vllaznia - Dinamo apo AF Elbasani - Egnatia.

Superliga, raundi 10-të:

E hënë, 03 nëntor 2025

14:00 Tirana 0-2 Bylis

17:00 Dinamo 0-0 Teuta

17:00 Flamurtari 0-1 AF Elbasani

E martë, 04 nëntor 2025 - 16:00

Egnatia 2-2 Vllaznia

Vora 0-0 Partizani

 

Superliga, raundi 11-të:

E premte, 07 nëntot 2025

17:00 Bylis - Flamurtari (stadiumi i Vlorës)

E shtunë, 08 nëntor 2025

14:00 Tirana - Vora

17:00 Vllaznia - Dinamo

E diel, 09 nëntor 2025

17:00 AF Elbasani - Egnatia

17:00 Teuta - Partizani

Renditja: