Zjarret kanë përfshirë një zone të madhe na Kaliforni. Zjarri është përhapur me shpejtësi duke shkaktuar një viktimë e duke plagosur rëndë dy të tjerë.

Rreth 20,000 njerëz janë evakuar nga qarqet Napa, Sonoma dhe Yuba pasi zjarret shpërthyen në të gjithë zonën e njohur për vreshtat e saj, ndërsa disa njerëz raportohet se mungojnë.

Guvernatori i Kalifornisë shpalli një emergjencë pasi zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët e egra.

Nuk dihet ende se si zjarri filloi natën e së dielës.

Shefi i zjarrit i qarkut të Napa paralajmëroi se kushtet po pengonin përpjekjet kundër zjarrit, pasi burime të tjera u sollën nga të gjithë shtetin.

Zjarret janë veçanërisht të përhapur shpejt për shkak të kombinimit të erërave të larta, lagështirës së ulët dhe motit të nxehtë dhe të thatë.

Faqja e internetit e departamentit të zjarrfikësve vlerëson se dhjetëra mijëra hektarë janë shkatërruar tashmë në të paktën 14 zjarre, duke e bërë atë një nga shpërthimet më shkatërruese që Kalifornia ka parë.

Në shtator, qyteti kalifornian i Los Anxhelosit pësoi zjarret më të mëdha në historinë e saj.

Redaksia Online
a.dr/sqiptarja.com