Të paktën 15 njerëz janë konfirmuar të vdekur dhe më shumë se 1,500 shtëpi janë shkatërruar nga zjarret që u shpërthyen të dielën.
Një nga qytetet më të prekura ka Santa Rosa, në veri të San Franciskos.
Zjarret janë ndër më vdekjeprurësit në historinë e Kalifornisë dhe kanë dërguar tym deri në jug të San Franciskos, rreth 100 kilometra larg.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Më shumë se 17 vatra zjarri kanë djegur rreth 115,000 hektarë gjatë 24 orëve të fundit.
Mbi 91,000 shtëpi dhe biznese janë pa energji.
Guvernatori i Kalifornisë, Jerry Brown, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Sonoma, Napa dhe pesë qarqe të tjera.
Presidenti i SHBA Donald Trump ka miratuar gjithashtu një deklaratë fatkeqësie, e cila lejon dhënien ndihmës federale emergjente.
Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)