Kaliforni,40 të vdekur nga zjarret,
10 mijë zjarrfikës luftë me flakët

Kaliforni,40 të vdekur nga zjarret,<br />10 mijë zjarrfikës luftë me flakët<br>
Është rritur ndjeshëm numri i viktimave si pasojë e zjarreve te mëdha që kanë përfshirë Kaliforninë, kryesisht veriun e vendit. Në ditën e gjashtë të zjarreve, të dhënat flasin për të paktën 40 të vdekur ndërsa qindra të tjerë janë ende të zhdukur. Guvernatori i Kalifornisë tha se kjo është një nga tragjeditë më të mëdha me të cilat shteti ishte përballur ndonjëherë. Më shumë se 10,000 zjarrfikës vazhdojne përpjekjet maksimale për tu përballur me 16 vatra të mëdha zjarri, që janë ende aktive.

Shpejtësia e erës deri në 70 km në orë ka favorizuar përhapjen e flakëve në disa zona dhe një ndër më të prekurat është Santa Rosa ku 3,000 njerëz u evakuuan gjatë orëve të fundit. Duket se lufta me zjarrin, ka dalë jashtë kontrollit në Kaliforni, dhe situata vijon të mbetet kritike. zyrtarët paralajmërojnë se kushtet mund të përkeqësohen, teksa qindra persona vijojnë të konsiderohen të humbur dhe që nga dita e parë e katastrofës natyrore, të paktën 22 vatra zjarri kanë shkrumbuar rajonin e famshëm të prodhimit të verës.

Po sipas zyrtarëve, më shumë se 5.700 shtëpi dhe ndërtesa janë dëmtuar. Nga statistikat rezulton se që prej vitit 2012, e deri më tani janë djegur si pasojë e zjarreve rreth 3.5 milionë hektarë tokë. Situata tejet e rënduar ka detyruar evakuimin e rreth 25.000 personave në të gjithë hapësirën e përfshirë nga flakët. Bilanci i rënduar, i bën këto zjarre të konsiderohen si më vdekjeprurësit në Kaliforni që prej vitit 1933. Është ende e paqartë arsyeja përse këto zjarre filluan të aktivizoheshin fundjavën e kaluar, por zyrtarët thonë se shkaktarë mund të jenë linjat energjitike të mbingarkuar.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Vazhdon zjarri në fushën e mbetjeve! Pamjet me dron

Vlorë/ Vazhdon zjarri në fushën e mbetjeve! Pamjet me dron