Ndërsa rreth 200 mijë njerëz janë evakuar nga Oroville i Kalifornisë për t’i shpëtuar mundësisë së carjes së digës më të madhe në SHBA, vijojnë operacionet për të shmangur një tragjedi.
Autoritetet po përpiqen të kontrollojnë nivelin e ujit ndërsa priten edhe stuhi dhe reshje të dendura.
Disa helikopterë po hedhin nga ajri thasë me gurë në gropën që është formuar në digën Oroville më e larta në SHBA.
Një masë e tillë synon të parandalojë vërshimin e ujit i cili mund të shkaktojë shkatërrimin e një pjese të strukturës.
Pikërisht për këtë arsye u urdhërua gjendja e emergjencës dhe evakuimi i banorëve. Ndërsa rreth 23 mijë ushtarë janë mobilizuar në Kaliforni.
“Po bëjmë të pamundurën për të sistemuar digën në mënyrë që njerëzit të kthehen në shtëpi.Por është e vështirë” u shpreh guvernatori i Kalifornisë Brown i cili i ka kërkuar presidentit Trump të zgjatet gjendja e emergjencës.
Diga ndodhet në lindje të Oroville një komunë me rreth 16 mijë banorë. Diga që rrezikon të shembet është rreth 230 metra e lartë, e ndërtuar mes viteve 1962-1968.
/Shqiptarja.com