Ka shkuar deri në 15 numri i të vdekurve në Kaliforninë e Jugut pas rrëshqitjeve të shkaktuara nga shiu i dendur, ndërsa ka rrënuar shtëpitë nga themelet dhe rrugët janë bllokuar plotësisht, duke detyruar evakuimin e banorëve me helikopter.
/Shqiptarja.com
Policia thotë se “u gjetën shumë trupa në baltë dhe mbeturina gjatë operacioneve të shpëtimit të martën në Montecito në veriperëndim të Los Anxhelosit”. Në zonën e rrëshqitjeve kanë shtëpinë shumë të famshëm si, Oprah Winfrey, Rob Lowe e të tjerë.
Zjarrfikësit ndihmuan banorët e shumtë të evakuohen nga zona, duke përfshirë këtu një vajzë 14 vjeçare, e cila ishte e bllokuar për orë të tëra brenda rrënojave të një shtëpie.
Forcat e shpëtimit kanë përdorur qen për të kërkuar të zhdukurit dhe të plagosurit në rrënojat e shtëpive të shkatërruara dhe po vazhdojnë akoma operacionin e kërkim shpëtimit.
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com







