Vatrat masive të zjarrit që kanë përfshirë veriun e Kalifornisë kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 17 personave , ndërsa qindra zjarrfikës vijojnë përpjekjet maksimale për të shuar flakët. Situate ka bërë që mijëra njerëz të eavkuohen nga zonat e prekura.

Era ka favorizuar përhapjen e flakëve dhe mungesa e reshjeve gjatë kësaj jave e ka përkeqësuar situatën. Flakët që po përhapen me shpejtësi në rajonin e njohur për prodhimin e verës në Kaliforni, kanë shkatërruar më shumë se 2000 objekte. Autoritetet vlerësojnë se 17 vatra zjarri, grupi i parë i të cilave nisi mbrëmjen e së dielës, kanë djegur mbi 115 mijë hektarë përgjatë 8 konteve.

Janë mbi 100 të plagosur dhe autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet. Gjendja e emergjencës u shpall në zonat veriore dhe mbi 20 mijë vetë u detyruan të evakuohen nga kontetë e Napa-s, Sonoma-s dhe Juba-s, si pasojë e zjarreve më të rënda që ka përjetuar ndonjëherë shteti.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com