Kaliforni, vazhdon zjarri i madh,
shkrumbohen 150 mijë hektarë

SHBA - Një nga zjarret më të mëdha në historinë e kohëve të fundit në Kaliforni vazhdon të shkrumbojë Parkun Kombëtar Yosemite si dhe po kërcënon infrastrukturën elektrike dhe të furnizimit me ujë në qytet.

Ekipet e zjarrëfikësve së bashku me helikopterë që mbartin ujë arritën të frenonin vetëm 15 për qind të zjarrit që ka rënë që prej 17 gushtit. Një zyrtar i departamentit të zjarrfikësve tha se bëhet fjalë për betejën më të ashpër me flakët që prej shumë vitesh. I ashtuquajtur zjarri “Rim” ka djegur rreth 150 mijë hektarë sa madhësia e qytetit të Çikagos.

Flakët gjithashtu po drejtohen drejt një rezervuari kryesor, Hetchy Hetch, e cila është burimi i 85 për qind të furnizimit me ujë për qytetin e San Franciskos dhe autoritetet thanë se ishin të shqetësuar në lidhje me kontaminimin e hirit nga zjarri.

Gjithashtu edhe objektet e hidrovorit në zonën që sigurojnë energji elektrike në San Francisko janë të kërcënuara. Shkaku i zjarrit të ”tërbuar” po hetohet ende. Më shumë se 2,800 zjarrfikës po luftojnë me flakët, e të cilat po vërshojnë drejt terrenit të pjerrët përmes shkurreve, lisave dhe pishave, të favorizuara edhe nga erërat e forta dhe temperaturat e larta.

Guvernatori i San Francisko ka nisur bisedimet me komandantët e Pentagonit dhe zyrtarë kanadezë në lidhje me përforcimet e mundshme për të marrë në kontroll zjarrin e fuqishëm.


(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Kamionit të Ndërmarrjes së Ujitjes dhe Kullimit i plas goma gjatë ndërrimit, plagoset rëndë drejtuesi!

Fier/ Kamionit të Ndërmarrjes së Ujitjes dhe Kullimit i plas goma gjatë ndërrimit, plagoset rëndë drejtuesi!