Kaliforni, zjarri shkrumbon shtëpitë
e pasanikëve në ‘Bel-Air’

Kaliforni, zjarri shkrumbon shtëpitë<br />e pasanikëve në ‘Bel-Air’<br>
Zjarri masiv që ka përfshirë Kaliforninë ka dëmtuar shtëpitë e lagjes “Bel-Air” në Los Anxheles, e banuar kryesisht nga pasanikët amerikanë. Zjarri, i pagëzuar me emrin “Skirball”, ka shkatërruar disa shtëpi dhe është përhapur në një sipërfaqe mbi 150 akër. 

Bëhet fjalë për avancimin e radhës të flakëve që kanë përfshirë shtetin amerikan, ku kanë lënë pas shkatërrime masive. Më i madhi, i quajtur “Zjarri Tomas”, ka mbuluar mbi 90 mijë akër.

Natën mes së mërkurës dhe së enjtes, shërbimi zjarrfikës i Kalifornisë deklaroi se flakët kërcënonin 12 mijë ndërtesa, ndërsa kishin shkatërruar 150 dhe vetëm 5 për qind e tyre ishin vënë nën freh.

Urdhrat e evakuimit mbetën në fuqi në zona të ndryshme të rajonit, ku erërat e forta ndihmonin në përhapjen e flakëve. Autoritetet dhanë alarmin e nivelit “të purpurt”, që është dhe paralajmërimi më i lartë për atë që është quajtur “mot jashtëzakonisht i zjarrtë”.

Ken Pimlott, shef i repartit të zjarrfikësve të Kalifornisë, u tha gazetarëve se përballja me flakët është një mision i pamundur kur ato favorizohen nga erërat. Ai theksoi se prioritet kanë operacionet e evakuimit. 

Ndërkohë, Universiteti i Kalifornisë anuloi mësimin këtë të enjte, pavarësisht se kampusi i tij ndodhet jashtë zonës së evakuimit, në pjesën perëndimore të Los Anxhelesit. 

G.F. / Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Rikthim në 2008-n, pse u rimbyllën listat e deputetëve?!

Ylli Pata: Rikthim në 2008-n, pse u rimbyllën listat e deputetëve?!