Kalifornia vijon të digjet.

Asnjë moment pushimi as në veri dhe as në jug.

I nxehti ka pushtuar Kaliforninë, ndërsa era ka favorizuar përhapjen e flakëve.

Më shumë se 8 mijë persona janë detyruar të braktisin shtëpitë. 

Në zonën e Santa Barbara janë dy vatra zjarri dhe flakët i afrohen qytetit të San Luis Obispi.  Por edhe në veri vijojnë të digjen kodrat. Edhe fotot dëshmojnë për një ferr të vërtetë, gjithçka e shndërruar në shkrumb e hi.

Rreth 2300 policë dhe zjarrfikës kanë qënë në shërbim por Kalifornia është përulur përpara flakëve.

[gallery]23021[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com