Kaliforni/ Vjedh kasafortën dhe rrezikon burgim të përjetshëm, por ajo që gjeti do t'i ndryshonte jetën hajdutit

Kaliforni/ Vjedh kasafortën dhe rrezikon burgim të përjetshëm, por ajo që gjeti do t'i ndryshonte jetën hajdutit

Matthew Hahn nisi përdorimin e drogës që në adoleshencën e tij të hershme. Pastaj ai braktisi shkollën e mesme dhe i’u drejtua përkushtua vjedhjeve për të sigurua të holla për blerjen e mariuanës.

Në vitin 2001 ai doli nga burgu pasi kreu një dënim prej 5 vitesh.

Matthew Hahn ishte dënuar për dy krime të rënda dhe nëse arrestojej sërish për çfarëdo krimi tjetër do të vuante burg të përjetshëm.

Hahn thotë se ai ka ishte sjellë shumë mirë për disa vite ... “bëra një punë të shkëlqyeshme, shkova në shkollë, shkova në kolegj”. Por më pas tragjeditë goditën jetën e tij dhe e çuan atë në një rrugë pa kthim.

Një nga miqtë më të ngushtë të fëmijërisë së Hahn-it vdiq nga mbidoza dhe kjo e çoj atë drejt vjedhjes dhe drogës.

Pastaj një natë në Los Gatos, në Californi, në vitin 2005 ai solli në shtëpi një kasafortë të vjedhur e cila do t'i shpëtonte jetën.

Gjëja e parë që ai nxorri prej kasafortësh ishte një seri pelenash të pista,  "një përvojë surreale".

"Kishte shumë gjëra të tjera në kasafortë. Kishte një armë, kishte fotografi. Kishte dokumente personale të personit që e zotëronte atë. Dhe më në fund kishte një kartë memorje aparati fotografik dixhital. Kur e vendosa në kompjuterin tim zbulova fotografi të personit që e posedonte i cili ngacmonte seksualisht një fëmijë, thuajse i porsalindur”, - thotë hajduti Matthew Hahn.

Hahn vendosi ta deklaronte faktin por kishte frikë se do të arrestohej nga policia për vjedhjen që kishte bërë.

Megjithatë ai vendosi të bënte diçka.

Hahn e futi kartën memroje në një qese, shkruajti mbi të emrin e burrit dhe adresën e shtëpisë nga e cila vodhi, si dhe la këtë shënim në një letër: Ju lutemi hiqni këtë kafshë nga rrugët,- dhe dërgoi atë në polici.

Ai i kërkoi nënës së tij të ndiqte më pas zhvillimin e ngjarjeve duke e gënjyer se e kishte gjetur kartë e memorjes në një garazh.

Rreth një javë më vonë, nëna i telefonoi dhe i tha se një burrë ishte arrestuar.

Po çfarë kishte ndodhur?

Kur departamenti i policisë lokale mori fotografitë, ata thirrën njeriun që ta merrnin në pyetje me pretekstin e takimit të tij për të diskutuar për vjedhjen që i ishte bërë në shtëpi. Paskësaj Robertson Aitken rrëfeu gjithçka.

Po për Hahn, ky nuk ishte fundi.

Ai u arrestua për vjedhjen e kasafortës dhe rrezikonte 400 vite burg por fal krimit të denoncuar që kishte bërë u dënua 14 vjet nga të cilat kreu vetëm shtatë.

Hahn dhe Aitken ishin në të njëjtin burg por kurrë nuk u takuan me njëri tjetrin.

Ndërsa ishte në burg, ai filloi të trajtohej kundër varësisë nga droga si dhe të studionte librat që i ishin dhënë nga nëna e viktimës Aitken dhe të meditonte.

Pas burgut ai u diplomua në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja