Kalimi i aksioneve të Porto 
Romanos në pronësi të Bares

Kalimi i aksioneve të Porto <br />Romanos në pronësi të Bares
TIRANE- Titullari i veprës 20 milionë euroshe nënshkroi një marrëveshje koncensionare me qeverinë për 30 vjet. Projekti kishte të bënte me një sipërfaqe prej 42 hektarë dhe përbëhej nga një urë 630x15 metra dhe pesë depozita të naftës (nga 20 mijë m3 secila) si dhe gazi (10 mijë m3). Porto Romano siguronte se terminali do të ishte në gjendje të shkarkojë 9 mijë ton gaz dhe 16 mijë ton karburant në ditë.Por vetëm në vitin 2003 u dëgjua për Porto Romanon si një terminal i mundshëm.

Porto Romano Sh.A. ishte krijuar nga një konsorcium prej 3 kompanish, “Edil Al”, “It” , Intergaz dhe “Alba-Oil”, krijuar dhe udhëhequr nga A.D, përfaqësues i lartë i Shoqatës së Ndërtuesve Shqiptarëve si dhe partner lokal në disa supermarket. Shtetasi A.D, u largua, duke i’a lënë aksionet Pirro Bares, pronar i “Alba-Oil”. Në vitin 2004 u lidh një kontratë koncensionare të Porto Romanos, ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë, me ligjin nr.9298 të të njëjtit vit. Pas marrjes së lejës së ndërtimit, nisën punimet në kohë reale, por vonesat misterioze çuan në mospërfundimin e punës, siç ishte planifikuar për pranverën e vitit 2007. Porto Romano, e cila financuar vetë gjysmën e projektit, ka marrë në vitin 2006 një kredi prej 10 milionë euro euro nga 3 banka.


Shkrimi u publikua sot (02.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet