Kallëzimi i IKMT, Bashkia: Leja 
në përputhje me  planin vendo

Kallëzimi i IKMT, Bashkia: Leja <br />në përputhje me  planin vendo
Bashkia e Tiranës ka reaguar pas kallëzimit penal ndaj kreut të saj, Lulzim basha dhe kreut të INUV nga ana e IKMT. Bashkia akuzon kryeministrin Edi Rama që ka nisur një fushatë shpifjesh dhe për këtë ka zgjedhur figurën e dhunës drejtoreshën famëkeqe të INUK, Dallëndyshe Bici.

Bashkia thotë se leja e miratuar është në përputhje të plotë me Planin e Përgjithshëm Vendor dhe legjislacionin në fuqi për planifikimin e territorit. Bashkia thotë se është respektuar lartësia e propozuar nga Plani i përgjithshëm Vendor për strukturat e kategorisë banim, lartësi e cila është saktësuar edhe në Planin e Detajuar Vendor .


Reagimi i plotë i Bashkisë së Tiranës

Edi Rama ka intensifikuar një fushatë shpifjesh ndaj Bashkisë së Tiranës dhe për këtë ka zgjedhur figurën e dhunës dhe korrupsionit qeveritar të shkatërrimit të pasurive dhe gjobave korruptive ndaj qytetarëve, drejtoreshën famëkeqe të INUK, Dallëndyshe Bicaj.

Leja e miratuar nga Bashkia Tiranë është në përputhje të plotë me Planin e Përgjithshëm Vendor dhe legjislacionin në fuqi për planifikimin e territorit. Përputhshmëria e dokumentacionit të çdo leje të miratuar nga Bashkia, me përcaktimet e PPV apo legjislacionit në fuqi është lehtësisht e verifikueshme nga çdo autoritet apo palë e interesuar. Është respektuar lartësia e propozuar nga Plani i përgjithshëm Vendor për strukturat e kategorisë banim, lartësi e cila është saktësuar edhe në Planin e Detajuar Vendor, mbështetur në përcaktimet e nenit 11 dhe 25 të Rregullores së Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë dhe lartësinë e propozuar për çdo nënnjësi, siç sqaruam më sipër.

Janë respektuar të gjitha distancat e përcaktuara në nenin 40 të rregullores uniforme të kontrollit të zhvillimit të territorit, miratuar me VKM nr.502 dt.13.07.2011, si ato mes strukturave, nga kufiri i pronës që zhvillohet apo nga trupi i rrugës (vija e ndërtimit e krijuar nga ndërtimet ekzistuese ose e përcaktuar nga PDV, sipas përcaktimeve të pikës 13 të këtij neni).

Koeficienti i shfrytëzimit të pronës është 40%, siç parashikohet në planin e përgjithshëm vendor dhe planet e detajuara vendore dhe ligjin e planifikimit të territorit, shumë larg lejeve me koeficient 80% - 120%, të miratuara nga Rama më parë, vetëm pak metra më larg. Sipas planit të përgjithshëm vendor është bërë shpërndarja e barabartë e metrave katrorë ndërtim për çdo metër katror pronë që i nënshtrohet zhvillimit.

Pra, bien të gjitha mashtrimet e Edi Ramës përmes drejtoreshës famëkeqe të INUK, Dallëndyshe Bicaj ndaj së cilës Bashkia e Tiranës po përgatit kallëzim penal për veprën penale, kallëzim të rremë, parashikuar në nenin 305 i Kodit Penal.

Ndërkohë, në Bashkinë e Tiranës kanë mbërritur dhe vazhdojnë të mbërrijnë me dhjetëra denoncime nga qytetarë që janë goditur dhe dhunuar paligjshmërisht dhe u janë vënë gjoba korruptive nga INUK i Dallëndyshe Bicajt, Ergys Hoxhës dhe Edi Ramës.

Bashkia e Tiranës siguron qytetarët se çdo rast të denoncuar, për prishje në kundërshtim me ligjin dhe për gjoba korruptive nga përmbaruesi personal i Dallëndyshe Bicajt po trajtohet me seriozitet dhe do të dërgohet para drejtësisë.

Bashkia e Tiranës fton qytetarët e prekur nga banda e INUK të vazhdojnë denoncimet e këtyre rasteve, pranë Bashkisë së Tiranës.




Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën