TIRANË- Kallëzimi i rremë për grabitje me armë në një kazino e ka çuar në pranga një 24 vjeçar në Tiranë.

Laurent Jashallari pretendonte se i kishin grabitur me armë një shumë parash por policia zbuloi se kallëzimi i tij në Komisariatin nr.3, ishte i rremë.

Policia bëri të ditur se Jashallari i kishte humbur paratë në kazino, ndaj u arrestua për kallëzimin e rremë.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)