Kallëzimi,Vokshi i përgjigjet Ramës:
Standarti i shqiptarëve është liria

Kallëzimi,Vokshi i përgjigjet Ramës:<br />Standarti i shqiptarëve është liria
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar pas kallëzimit të bërë nga Policia e Tiranës për të dhe disa kolegë të saj, pas protestës së bërë dje tek parku i fëmijëve në liqenin artificial.
 
Vokshi i është përgjigjur Kryeministrit Rama ku i ka thënë se, shqiptarët kanë një standard dhe ai është liria.
 
Këtë reagim Vokshi e ka bërë në rrjetin social Facebook, ku ka shtuar se, pushteti i dhunimit të të drejtave të njeriut është në orët e fundit.

Ja statusi i saj në Facebook
EDI RAMA, SHQIPTARET KANE VETEM NJE STANDARD - LIRINE!!!
Kallezimi i deputeteve te PD ne prokurori dhe arrestimi i paligjshem I protestuesve eshte deshmi e planeve grabitqare te Kryeministrit, i cili dje personalisht drejtoi operacionin e dhunshem e te paligjshem policor ndaj qytetareve qe protestonin per mbrojtjen e Parkut Kombetar ne Tirane.
Pushteti i dhunimit te te Drejtave te Njeriut eshte ne oret e fundit...
Prokuroria te hetoje Kryeministrin, ministrin e brendshem dhe Drejtorin e Policise se Tiranes per dhunimin barbare te protestuesve, per shperdorim te detyre dhe per pengimin e stafeve mjekesore per te dhene ndihmen e shpejte per te plagosurit.
Nga selia e "burgut socialist" sapo u deklarua se dhuna eshte standardi i rilindasve...
Shqiptaret kane vetem nje standard: lirine !

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI