Kallamata,autori i vrasjes
në makinë me viktimat

Kallamata,autori i vrasjes <br />në makinë me viktimat
Greqi-Pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi në fshatin Plati në Kallamata të Greqisë, vazhdojnë të dalin në dritë detaje të reja. Sipas mediave greke dyshohet se autori ka qenë së bashku me viktimat në makinë.Nga të dhënat mendohet se vrasësi e ka qëlluar me armë gjahu në kokë 35-vjeçarin, në momentin kur po ngiste automjetin. Fëmija 3 vjeçarë i ndodhur në makinë u bë dëshmitar i ngjarjes, e për këtë arsye autori e qëlloi me thikë në qafë . Qëllimi ka qënë që makina të bjerë në mënyrë të pakontrolluar në kanal dhe uji ta merrte me vete së bashku me viktimën. Policia hasi vështirësi në gjetjen e shenjave që do ndihmonin për identifikimin e shpejtë të autorit, pasi makina ra në kanal dhe u mbush me ujë. Dyshohet se vrasja është kryer për motive ekonomike por ende nuk është e qartë në qoftë se ishte një person apo më shumë. Bashkëshortja e viktimës Filip Mezani, ka dëshmuar në polici duke thënë se nuk jetonte në Greqi, e për këtë arsye nuk dinte lidhjet e bashkëshortit të saj në fshatin ku ai jetonte. Policia thotë se është në rrugën e duhur për zbardhjen e ngjarjes

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sinqeriteti i Platinisë: Futbolli në Olimpiadë sa për të mbushur stadiumet

Sinqeriteti i Platinisë: Futbolli në Olimpiadë sa për të mbushur stadiumet