DURRËS- Duhet të ishin 2 adoleshentë të cilët po shijonin jetën si 2 të rinjtë krejtësisht normal, por sot ato janë vënë në pranga pasi me veten kishin një “arsenal armësh”. Kallashnikov, pushkë, municion luftarak nuk janë armë të gjetura të një grupi kriminal, por të 2 të rinjve, vetëm 17 vjeç. Armët iu gjetën në makinë, të cilën 17-vjeçari po M. A., po e drejtonte pa leje drejtimi, kjo sepse ende nuk e ka mbushur moshën. Ndërkohë, në pranga ka rënë edhe shoku i tij, E. N.

Gjatë kontrollit të kryer në makinë, iu gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 1 krëhër me 10 fishekë dhe 1 pushkë. Ndaj tyre rëndon akuza për veprat penale "Drejtimi mjetin në mënyrë të parregullt" dhe "Armëmbajtja  pa leje" shtetasin M. A., 17 vjeç dhe për veprën penale "Armëmbajtja pa leje" shtetasin E. N., 17 vjeç. Ndërkohë, më herët u arrestua një 57-vjeçar në Lezhë për armë mbajtje pa leje.

Këto arrestime, nxjerrin në pah një problematikë me të cilin po e përjeton vendi ynë prej dekadash, që shoqëria jonë është e armatosur me armë pa leje, e që më pas pasoja kanë rezultuar jo pak herë dramatike.