Kallëzim penal për Strazimirin
 e 8 deputetët e tjerë të PD-së

Kallëzim penal për Strazimirin<br /> e 8 deputetët e tjerë të PD-së
Një ditë pas protestës së dhunshme të Partisë Demorkatike duket se ka nisur një "luftë" e ashpër kallëzimesh penale mes PD dhe policisë, për aktet e dhunës.Paraditen  e kësaj të marte demokratët kanë ngritur një padi ndaj uniformave blu të kryeqytetit për dhunë të ushtruar ndaj tyre
 
Kanë qenë deputeti Arben Ristani dhe juristi Ivi Kaso që kanë bërë dorëzimin dhe kanë deklaruar se kallëzimi është bërë për drejtorin e policisë Tiranë dhe atë Bashkiak.

Vetëm pak orë më vonë ashtu sikurse pritej ka paditur deputetin Gent Strazimiri i pranishëm me armë në tubimin tek liqeni  si dhe 8 të tjerë me këto akuza.
 
Për deputetin Gent Strazimiri për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga nenet 262, 150, 235, 274 dhe 278 të Kodit Penal. 

Vec deputetit Strazimiri policia ka paditur edhe Flamur Noka, Ridvan Bode, Genc Pollo, Albana Vokshi, Arben Ristani, Asllan Dogjani, Gerti Bogdani dhe Edi Paloka.

-Për deputetin Flamur Noka për veprat penale “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”,  “Prishja e qetësisë publike” dhe “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga nenet 262,  150, 235, 274 dhe 237 të Kodit Penal. 

-Për deputetët Edi Paloka, Ridvan Bode, Asllan Dogjani, Gert Bogdani, Albana Vokshi, Genc Pollo, Arben Ristani,  për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Prishja e qetësisë publike” parashikuar nga nenet 262, 150, 235 dhe 274 të Kodit penal. 

Drejtoria e kryeqytetit ka bërë me dije se padia lidhet me dhunën e ushtruar nga deputetët demokratë në protestë.Deputetët e Partisë Demokratike gjatë ditës së djeshme u përleshën me forcat e policisë në protestën e realizuar tek parku i liqenit artificial.

Ndonëse policia pati paralajmëruar arrestimin e deputetit Gent Strazimiri, pasi ky i fundit ishte në protestë i armatosur me armë zjarri pistoletë, sot ajo e dërgoi në Prokurori.
 
Ngjarja sipas policisë
Në datë 28 mars 2016, në ora 11:00, te Kodrat e Liqenit Artificial, në vendin ku është duke u ndërtuar “Këndi i lojërave” nga Bashkia Tiranë, subjekti politik Partia Demokratike zhvilloi një protestë pa leje, për prishjen e rrethimit të objektit të objektit. 

Pjesëmarrësit në këtë protestë u grumbulluan para hyrjes së kantierit në ndërtim dhe rreth orës 11:30,deputetët Flamur Noka, Genti Strazimiri, Genc Pollo, Albana Vokshi, Arben Ristani, Asllan Dogjani, Gert Bogdani, Edi Paloka, të shoqëruar nga protestues të tjerë (13 prej tyre të arrestuar ditën e djeshme në flagrancë për veprime të dhunshme), tentuan dhe çanë me forcë kordonin e Policisë Bashkiake, të Policisë së Shtetit me veprime të dhunshme, dokumentuar me prova filmike, raport shërbimi dhe dëshmi të tjera. 

Nga dhuna e ushtruar nga deputetët dhe protestuesit, u dëmtuan dhe po marrin mjekim në spitalin e Traumës, 3 punonjëse të Policisë Bashkiake. 

Në vijim të veprimeve të dhunshme të kryera nga deputetët e subjektit politik Partia Demokratike, referuar pamjeve filmike rezulton se deputeti Gent Strazimiri gjatë kohës që ishte në protestë krahas veprimeve të dhunshme ndaj policisë, i dallohej në brez një armë zjarri (pistoletë). Zoti Strazimiri ka qenë i pajisur me armë zjarri në 26.03.2009, kur ka qenë zv/ministër i Brendshëm. Por në zbatim të Ligjit nr. 74/2014 “Për armët”, duke filluar nga 26.02.2016, lejet dhe aktet e tjera administrative që japin të drejtën mbi armët, humbasin fuqinë juridike. Deputeti Strazimiri, nuk ka kryer asnjë veprim për dorëzimin e armës, megjithëse është njoftuar edhe me një shkresë nga Komisariati nr. 3, Tiranë.    

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!