Kallëzimi i PD-së në SPAK për rindërtimin, Spiropali: S’kemi faj ne që i shtojmë simpatizantët duke shkuar tek ata, ju me Lul gjumin prisni që të vijnë tek ju!

Kallëzimi i PD-së në SPAK për rindërtimin, Spiropali: S’kemi faj ne që i shtojmë simpatizantët duke shkuar tek ata, ju me Lul gjumin prisni që të vijnë tek ju!

Elisa Spiropali dhe Lulzim Basha

Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas kallëzimit në SPAK nga PD për shfrytëzimin e rindërtimit për zgjedhjet elektorale nga ana e qeverisë.

Përmes një postimi në Facebook, Spiropali shkruan se nuk është faji i mazhorancës që shton simpatizantët e saj duke kryer takime dhe PD pret që të vijnë simpatizantët tek ajo.

Ajo thotë se në vend që PD të shkojë tek njerëzit për t’i afruar pranë partisë, ata ngrenë komitete e komisione spastrimesh e cila do të sjellë shkatërrimin e PD-së duke larguar çdo person.

“Gazi i Partisë Demokratike na paska denoncuar në SPAK se bëjmë fushatë duke takuar njerëz anembanë Shqipërisë, nga Vermoshi në Konispol, nga Devolli në Divjakë. O Bardh Ziu, nuk të kemi faj ne që i shtojmë simpatizantët tanë sepse nuk presim të vijnë ata tek ne por vemi ne tek ata, ndërsa ju me në krye Lul Gjumin, duke pritur që të vijnë njerëzit tek ju dhe jo të shkoni ju tek njerëzit, ngrini komitete e komisione spastrimesh autodestruktive për të larguar me çdo kusht dhe me çdo çmim nga radhët tuaja ata që gjumashave si ju s'ju binden, derisa të katandiseni me zero simpatizantë dhe elektorat inekzistent” – shkruan Spiropali në Facebook.

Ditën e djeshme, PD depozitoi në SPAK një kallëzim sipas së cilës, mazhoranca po shfrytëzon rindërtimin për zgjedhjet elektorale. Padia është firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ku vë në akuzë Ramën se bashku me ministra, kryebashkiakë dhe deputetë për “Shpërdorim detyre” dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:13
Bardhi i përgjigjet Spiropalit: SPAK ka punë me ty, para dhe pas 25 prillit, ke të drejtë që nervozohesh

1603458909_89.jpg

Mbi deklaratën e ministers Elisa Spiropali për kallëzimin e PD-së në SPAK, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi.

Ai thotë se Spiropali ka të drejtë të nervozohet pasi SPAK ka punë me të përpara dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas tij, Spiropali, Rama dhe ministrat e tjerë janë në shkelje të hapur me ligjin dhe do japin llogari për thirrjen me dhunë të administratës së PS-së.

“Ka të drejtë që nervozohet! SPAK ka punë me të para dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit. Elisa Spiropali, Edi Rama dhe çeta e tij janë në shkelje të ligjit. Ata do të japin llogari për thirrjen me dhunë të administratës në takimet e PS, përdorimin e lejeve të legalizimit apo procesit të rindërtimit për qëllime elektorale, si dhe për abuzimin me pushtetin dhe paratë që u kanë vjedhur shqiptarëve këto 8 vjet.

Elisa Spiropali e di se gjuha e padenjë në facebook dhe hetimi nga SPAK janë dy gjëra të ndryshme, prandaj është nervoze. Kjo kohë e vështirë i ka bindur shqiptarët se politikanë si Edi Rama apo Elisa Spiropali mendojnë vetëm për vete, duke vrarë shpresën dhe mundësitë për shqiptarët. Kjo është arsyeja pse të rinjtë braktisin vendin, pse ekonomia është në krizë, pse shëndetësia është në kolaps, pse numri i të papaunëve është rritur. Njerëzit nuk duan të jetojnë në një kënetë, ku mbyten nga pak çdo ditë. Njerëzit duan ndryshim dhe PD është gati për ndryshimin” – shkruan Bardhi.

 

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • JamKushJam: 07/01/2021 16:34

    KQZ i referohet projekteve per fushate qe benit ju, disa muaj para zgjedhjeve, pa planifikim/dokumentacionin perkates/studimet e duhuar , fillonit projekte qe i linit rrugeve, e qe i shisnit si pune e bere ne vitet e qeverisjes... Po nje vrim ne uje do beni, sepse ate dini te beni me mire!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër