TIRANE- Ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti, njëherësh ish-miku më i afërt i kreut të Kuvendit Ilir Meta, është kallëzuar në prokurori se ka fshehur një pasuri prej 4.6 milion euro. Sipas kallëzimit të ILDKPI, Prifti ka kryer kontrata fiktive duke blerë kompani të ndryshme dhe se për pak muaj sërisht ka kryer kontrata fiktive duke i shitur aksionet në këto kompani.
Tashmë kallëzimi i ILDKPI i është drejtuar kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili pritet që shumë shpejt të nisë hetimet paralele me një çështje tjetër që ka nisur rishtazi kundër Dritan Priftit, pasi Drejtoria e Pastrimit të Parave në Policinë e Shtetit,e ka denoncuar për pastrim parash nëpërmjet transfertave në disa kompani,përfshirë dhe me kompanitë e gjeorgjiano-izraelitit Amiran Dzanashvili, të arrestuar për shfrytëzim prostitucioni në Rumani.
4 muaj tek pularia
Atë që Ilir Meta e quajti “Aleanca e Pularisë” që etiketonte Dritan Priftin dhe Tom Doshin si ortakë të një biznesi pularie, ku dhe sipas tij së bashku ata kishin thurur planin e tyre për inicimin e një dosje penale për akuzën e vrasjes kundër Metës, në dokumenta del se ka zgjatur vetëm 4 muaj. Në disa kontrata që ILDKPI ka dorëzuar në prokurori, tregohet se ish-ministri i Ekonomisë ka hyrë në kompaninë e pularisë “Beata” në 10 tetor të 2014 duke i blerë aksione biznesmenit Petrit Maho.
Pikërisht në këtë ditë ka blerë aksione dhe deputeti tjetër, ortaku i Dritan Priftit, Tom Doshi. Mirëpo ILDKPI ka zbuluar se në 17 shkurt 2015 Dritan Prifti shet aksionet tek Tom Doshi dhe tek kompania e tij “Premiere Services”, ku blerëse deklarohet shtetësja Ledja Hysi. Mirëpo çuditërisht pa kaluar 20 ditë kompania e Dritan Priftit, “Premiere Services”, largohet përfundimisht nga biznesi i pularisë, ndërkohë që çmimi i kontratës nuk është real. Fill pas tre ditësh, pra nga 9 marsi 2015 kur Prifti heq dorë nga ky biznes edhe Tom Doshi, në 12 mars 2015 vendos të largohet nga biznesi i pularisë duke, ia shitur aksionet kompanisë “Breçani R.O.S.P” me një vlerë prej 250 mijë euro.
Kallëzimi nga policia
Ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti është kallëzuar penalisht në prokurorinë e Tiranës për akuzën e “pastrimit të parave”. Materiali është referuar në organin e akuzës nga Policia e Shtetit dhe më konkretisht nga Drejtoria e Pastrimit të Parave, të cilët teksa kanë pasur në fokus transaksionet bankare të shtetasit gjeorgjiano-izraelite Amiran Dzanashvili,kanë zbuluar se ky i fundit kishte kryer shumë veprime të dyshimta bankare, për sa i përket shitjes, blerjes dhe dhurimit të aksioneve në kompaninë “Tea Oil Italia” dhe “Xhoi-Lloto”. Për policinë, referuar transkasioneve të kryera, është krijuar bindja se financat e lëvizura kanë burime të paligjshme, duke shfrytëzuar emra kompanish për të bërë pastrimin e tyre nëpërmjet bankave të nivelit të dytë në vend.Një ndër kompanisë që ka kryer transaksione është dhe ajo e Dritan Priftit “Premiere Services”,ku ka blerë aksione tek “Xhoi-Lloto” dhe më konkretisht tek shtetasi Amiran Dzanashvili.
Prifti: “Shuma prej 4.6 mln euro është kredi”
Dritan Prifti ka reaguar ndaj kallëzimit penal nga ILDKP ndaj tij për mos deklarimin e shumës prej 4.6 milionë eurove. Lidhur me këto akuzat Prifti thekson se nuk qëndrojnë pasi shuma e mësipërme është marrë kredi. Por për Dritan Priftin padia nuk ka ardhur nga ndonjë lapsus, por është një persekutim politik që po ushtrohet në prag fushate ndaj tij dhe Tom Doshin dhe Andis Harasanit.
Kam mësuar nga interneti për kallzimin penal të “ILDKPI” Ilir meta i ka kërkuar Shkëlqim Ganës prej një muaj për të kontrolluar Dritan Priftin, Tom Doshin dhe Andis Harasanit për të kontrolluar bizneset tona.E prisja këtë kontroll por jo tani.Kam shkuar para disa ditësh në ILDKPI ndërsa kur i kam paraqitur disa dokumente të cilat janë firmosur nga të dyja palët shoh që kjo është persekutim politik në koh fushate.Më kërkohen disa dokumente nga Flint bank kur isha ne USA. Ligji nuk ka kopetence për kontrollin tonë pasi nuk jemi më në funksion publik. 4.6 mln euro janë kredi të mara në një bank greke dhe ku bashkëshortja ishte në aksionere në minorancë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 22 Maj 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com