Kaloi dy herë COVID-19, Biden: Pandemia ka marrë fund

Kaloi dy herë COVID-19, Biden: Pandemia ka marrë fund

Joe Biden

Pandemia ka marrë fund. Kështu deklaroi presidenti i SHBA-së Joe Biden gjatë një interviste të dielën, edhe pse bota vazhdon të përballet me infeksionet e COVID-19 të cilat shkaktojnë ende edhe vdekje.

"Pandemia ka mbaruar," tha Biden në intervistën e zhvilluar me programin "60 Minutes" të CBS-së.

"Ne kemi ende një problem me COVID. Ne jemi ende duke bërë shumë punë për të. Por pandemia ka mbaruar. Nëse vini re, askush nuk mban maska. Të gjithë duket se janë në formë mjaft të mirë. Dhe kështu mendoj se po ndryshon, shtoi ai.

Numri i infeksioneve me COVID-19 është zvogëluar ndjeshëm që nga fillimi i mandatit të Bidenit, kur më shumë se 3,000 amerikanë po vdisnin në ditë, pasi kujdesi i shtuar, ilaçet dhe vaksinimet janë bërë më të disponueshme, por edhe është krijuar imunitet natyral pas infeksioneve të shumta.

Por gati 400 njerëz në ditë vazhdojnë të vdesin nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Biden kaloi më shumë se dy javë i izoluar në Shtëpinë e Bardhë, pasi u infektua dy herë me COVID-19, duke filluar nga korriku. Gruaja e tij Jill u infektua me virusin në gusht. Biden thotë se rastet e lehta janë dëshmi e përmirësimit të masave gjatë presidencës së tij.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë