KAPSHTICË – Policia e Korçës njoftoi se ka vënë nën hetim një person për falsifikim të dokumenteve. I riu me inicialet Sh.N 23 vjeç, banues në fshatin Kalis-Kukës është ndaluar nga policia kufitare e Kapshticës, pasi vula në dokumentet e tij ka rezultuar e falsifikuar.
Sipas policisë, 23-vjeçari po udhëtonte drejt Greqisë dhe është kapur nga shërbimi i pikës doganore. Ndaj tij kanë nisur hetimet në gjendje të lirë për “Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve”. Nën hetim janë edhe persona të tjerë, konfirmojnë blutë e qytetit juglindor.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com