Vlorë/ Kaloi në Tunelin e Llogarasë pa siguruar ngarkesën, gjobitet pronari i 2 kamionëve

VLORË- Pronari i dy kamionëve është gjobitur nga policia rrugore në Vlorë, pasi drejtuesit e kamionëve kanë qarkulluar në Tunelin e Llogarasë, duke shkelur rregullat e qarkullimit me ngarkesa të pasiguruara.

Policia ka ndëshkuar me 2 gjoba pronarin e 2 kamionëve shtetasin L.D.

‘Gjatë monitorimit të pandërprerë në akset rrugore, identifikohet dhe ndëshkohet administrativisht pronari i dy kamioneve, drejtuesit e të cilëve në kundërshtim me kufizimet për lëvizjen e mjeteve të rënda qarkulluan në tunelin e Llogarasë me ngarkesa të pasigurara.

Policia Rrugore e Vlorës ka ndëshkuar me 2 masa administrative prej 13000 lekë secila, pronarin e dy mjeteve kamion, shtetasin L. D, drejtuesit e të cilëve janë konstatuar gjatë monitorimit në kamerat e sigurisë duke qarkulluar në tunelin e Llogarasë pa siguruar ngarkesat e tyre, si dhe duke lëvizur në orarin e palejuar për qarkullimin e mjeteve mbi 3.5 Ton.’- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

U lanë në burg nga GJKKO, zbardhet vendimi i gjykatës! 4 akuzat që rëndojnë ndaj ish-ministrit

U lanë në burg nga GJKKO, zbardhet vendimi i gjykatës! 4 akuzat që rëndojnë ndaj ish-ministrit