13 efektivë të Forcave të Armatosura certifikohen si pjesëtarët më të rinj të batalionit të Forcave Speciale. Ushtarakët e rinj u bënë pjesë e njësisë elitë të Forcave të Armatosura pas përfundimit të kursit të 11-të bazë, të cilin e nisën 50 efektivë, por arritën ta përfundojnë vetëm 13. Për plot 6 muaj kursantët iu nënshtruan një programi të ngjeshur stërvitor, ku përfshiheshin taktikat e njësive të vogla, taktika speciale, alpinizëm, zbulim special, luftim i afërt, stërvitje ujore dhe nënujore me dhe pa pajisje, mbijetesë etj.
Komento