Kalojnë semaforin me të kuq, gjobiten 88 drejtues automjetesh

88 shoferë që kalonin me semaforë të kuq janë gjobitur nga Policia Rrugore e Tiranës brenda 12 orëve. Në rrugën “Dritan hoxha”, te Rruga e Kavajës, në rrugën Koferenca e Pezës dhe te Ura e Babarrusë Policia ka filmuar shkeljet e semaforit nga ana e drejtuesve të makinave.

Pranë Urës së Babarrusë më shumë se 5 mjete njëkohësisht kanë kaluar me semafor të kuq. Drejtuesit e makinave janë gjobitur dhe bashkë me të edhe u pezullohet patenta. Edhe në rrugët e tejra Policia ka filmuar disa nga shkeljet e semaforëve ku shoferët nuk respektojnë semaforin.

Një drejtues makine është arrestuar pasi i ka dhënë lekë policisë për t'i shpëtuar gjobës. Gjithashtu Policia ka vijuar me heqjen nga rruga të makinave të braktisura. Janë evidentuar 128 makina të braktisura, ku 25 prej tyre janë hequr nga rrugët.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI