'Kalojnë si të tërbuar'...Kalimtarët në aksin Korçë-Pogradec mes përmes rrugës: Jemi me fat! (VIDEO)

KORÇË - Aksi rrugor nacional Korçë-Pogradec është një ndër akset më të rëndësishme në vend, por nuk plotëson standardet e sigurisë duke u bërë burim aksidentesh.

Në mungesë të mbikalimeve dhe nënkalimeve këmbësorët kalojnë rrugën nacionale mes përmes. Ata janë të ndërgjegjshëm për rrezikun që iu kanoset, por nuk kanë zgjedhje tjetër.

"Makinat kalojnë. Jemi me fat.

Shumë aksidente kanë ndodhur. Të frikësuar jemi. Në çdo moment të ditës të rrezikuar jemi. Si ne edhe fëmijët. Fëmijët e përdorin këtë aks sepse kanë shkollën këtu

Çdo sekondë e minutë duhet të kesh vëmendje të madhe. Duhet të kesh shumë-shumë kujdes kur kalon kryqëzimin. Nënkalimet janë më të sigurta sesa mbikalimet, sepse pleq, plaka , të sëmurë, invalid nuk kalojnë në mbikalime se e kanë të vështirë", shprehen qytetarët.

Një tjetër problem në këtë aks janë edhe tregtarë ambulantë në anë të rrugës. Ata shprehen se pavarësisht se cenohet siguria në rrugë dhe vetë jeta e tyre, kjo është e vetmja mënyre mbijetese për ta.

"Hiç fare nuk jam i sigurt.  Për ditë të rrezikuar jemi. Mallin nuk kemi nga ta çojmë. E dalim këtu nga e keqja.

Ndihesh i pasigurtë sepse makinat ecin si të tërbuar. Nuk kam nga të shkoj sepse jam vet i gjashti dhe vetëm me këtë mënyrë  mbijetoj", shprehen fermerët që tregtojnë prodhimet e tyre në anë të rrugës.

Numri i aksidenteve dhe bilanci i jetëve të humbura përgjatë këtij aksi si pasojë e mungesës së kushteve të sigurisë është mjaft i lartë.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 20/08/2019 18:14

    Vetëm Anadollit rrugët kombëtare (rrugët e shpejtësisë së lartë) gjenden pranë banesave e dyqaneve sepse në Anadoll, pazaret pjesë të pandara të rrugëve dhe anasjelltas. Dmth shtepi, dyqan, bahçé e halé mu ngjitur me rrugën. Nqse duam të shpetojmë nga Anadoll-llëku duhet që qëndrave të banimit automjetet tu afrohen nëpermjet rrugeve dytesore, tretesore, katersore etj ku shpejtesia eshte 20km/h. Keshtu dhe vetem keshtu do të kemi arritur shkeputjen perfundimtare nga anadolli drejt perëndimit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali