“Ne kemi miratuar 3 marrëveshje për ligjet me shumicë të cilësuar ku opozita është treguar korrekte, për reformën zgjedhore që është pika e parë e rekomandimeve të KE-së dhe reforma parlamentare që nuk po ecet dhe nuk ka as merakun më të vogël nga shumica për të. Ne do ta japim prezencën tonë për ta kaluar sot në seancë për të dhënë mesazhin që nuk është opozita që po pengon por është mazhoranca që po zvarrit reformën parlamentare dhe reformën zgjedhore” theksoi Ruçi në fjalën e tij para se Kodi Civil të hidhej në votim.
(sg/shqiptarja.com)