Është miratuar në Parlament në seancën e sotme plenare projekt ligji “Për shpalljen e moratoriumit në pyje në Republikën e Shqipërisë”.
Pro këtij moratoriumi kanë votuar 101 deputetë, ndërkohë që “Për ratifikimin e marrëveshjes për themelimin e fondit të Ballkanit Perëndimor dhe statutit të tij” kanë votuar pro 102 deputetë.
Seanca e sotme plenare është karakterizuar nga debate të forta mes demokratëve e socialistëve për çështje të ndryshme siç është ajo e rendit e sigurisë, rezolutës së Kosovës në Parlamentin Evropian etj.
Miratimi i moratoriumit për pyjet është përshëndetur nga Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili ka theksuar se ky është një vendim historik, për të cilin do na falenderojnë brezat e ardhshëm.
Koka ka shtuar se, kjo nismë u përkrah pasivisht nga deputetët, duke bërë të qartë se sfida të tjera e presin këtë sektor.
Ja çfarë ka thënë Koka
“Miratohet me 101 vota PRO, Moratoriumi 10 vjecar i Pyjeve! Per kete vendim historik qe mori sot Parlamenti Shqiptar, do te na falenderojne brezat e ardhshem. I lumtur qe kete nisme te ministrise qe une drejtoj dhe reforme madhore te Qeverise Shqiptare ne sektorin e pyjeve, politikberesit e perkrahen masivisht me vote! Rruge e gjate dhe me sfida na pret. Faleminderit”.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com