ITALI- Duke nisur nga dita e sotme, Italia ka hequr përdorimin e maskave në ambjentet e jashtme.
Përmirësimi i situatës nga COVID-19 në të gjitha rajonet e Italisë ka bërë që ka bërë që i gjithë vendi të cilësohet si ‘zonë e bardhë’ dhe të ndërmerret një lehtësim i masave anti-COVID.
Në ambjentet e brendshme maska do të jetë e detyrueshme, si në qendra tregtare, dyqane, përfshirë edhe në transportin publik.
Një masë lehtësuese është ndërmarrë edhe për turistët nga Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Japoni, të cilët nuk do të jetë më e nevojshme të bëjnë karantin, por mjafton një test anti-COVID ose të vërtetojnë që janë vaksinuar.
Dikur një simbol i krizës së koronavirusit në perëndim, imazhet e kamionëve ushtarakë që mbanin arkivole në qytetin verior të Bergamo janë parë në të gjithë botën, por tani Italia të ofron një pamje tjetër. Tashmë ajo është e hapur për të vizituar qytetet historiko-kulturore.