Kaloni lirisht në Bulevard
Çadra e Protestës nuk është më

Kaloni lirisht në Bulevard<br />Çadra e Protestës nuk është më
TIRANE-Plot 90 ditë nga hapja në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, çadra e protestës e shqiptuar nga demokratët si Çadra e Lirisë apo Sheshi i Lirisë,nuk egziston më.

Çmontimi i saj u bë dje gjatë mesnatës, ndërsa sot Bulevardi, siç e shihni dhe në foto, është i lirë për këdo.

Heqja e saj u bë pas marrëveshjes politike së arritur një ditë më parë mes kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha. Pas thirrjes së mbrëmshme rreth orës 21: 30, protestuesit braktisën çadrën dhe në shenjë simbolike iu drejtuan godinë së Partisë Demokratike ku u pritën nga Lulzim Basha dhe prej aty e cilësuan të mbyllur misionin për realizimin e kërkesave të tyre.
blv

Menjëherë pas largimit të protestuesve nisi edhe çmontimi i çadrës. Puna për çmontimin e çadrës afro 30 metër të gjatë zgjati deri në orët e para të mëngjesit dhe në agim, bulevardi ishte i hapur për mjetet dhe qytetarët.

Të parët që u larguan ishin stolat, kondicionerët, flamuri, “led wall”-et dhe gjithçka tjetër që strehoi për tre muaj në brendësi të saj protestuesit e PD-së. Edhe pse simpatizantët e fundit të Partisë Demokratike, që e populluan për tre muaj ishin larguar, punimet e çmonitimit u inspektuan për pak minuta edhe nga drejtori i përgjithshëm i policisë, Haki Çako, pak metra larg çadrës.

Menjëherë pas çmontimit të çadrës, ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës filluan punën për largimin e mbeturinave të cilat kishin pushtuar bulevardin duke u kthyer edhe në burim infeksioni me rritjen e temperaturave të larta.

Siç mund të shihni edhe nga kjo video e dërguar në redaksinë tonë, automjete të ndërmarrjes së pastrimit si dhe punonjës të saj, pas heqjes së materialeve si shkopinj, qese, letra, shishe uji, kanë bërë edhe një larje me ujë të gjithë bulevardit dhe të trotuarëve në të dy anët e tij duke e pastruar nga farat dhe cigaret e shumta të hedhura në shesh.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kosova hap drejt anëtarësimit në KiE, eksperti i sigurisë: Serbia mund të përshkallëzojë situatën, grupet kriminale po përgatiten për sulm në veri

Kosova hap drejt anëtarësimit në KiE, eksperti i sigurisë: Serbia mund të përshkallëzojë situatën, grupet kriminale po përgatiten për sulm në veri