Kaluan maja buke kontrabandë
në pranga doganieri, polici e tregtari 

Kaluan maja buke kontrabandë<br />në pranga doganieri, polici e tregtari 
3 persona janë vënë në prangat e policisë së Pogradecit pasi kishin kaluar mallra kontabandë, maja buke, qese plastike e pako me letra guzhine.

Eduart Kushta, 45 vjeç doganier në pikën e kalimit doganor Tushemisht në të cilën u kaluan mallrat, Mentor Spahillari, 46 vjeç polic në detyre po në këtë doganë dhe Edlir Pilinçi, 40 vjeç tregtar u arrestuan të dielën e 26 qershorit në vendin e quajtur “Pompat e ujësjellësit”, në fshatin Tushemisht

Tregtari 40 vjeçar u kap në flagrancë gjatë kohës që drejtonte mjetin me targa AA 352 MG. Në makinë ai kishte:
4 koli me pije energjike B52
·7 koli me maja buke në gjendje të lëngshme
· 40 pako me letër, për ambalazhim fast-food · 5 pako me qese plastike.

Mallra dyshohet se janë futur kontrabandë nëpërmjet pikës së Kalimit Kufitar Tushemisht dhe punonjësit Eduard Kushta dhe Mentori Spahillari kanë shpërdoruar detyrën duke mos ushtruar kontroll mbi këtë mjet.

Materialet paraprake hetimore i kaluan për kompetencë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për hetime të mëtejshme.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar