‘Kam 15 vite që vij çdo ditë’! Peshkatarët në Vlorë: Pasion, por kur zë prenë është kënaqësi (VIDEO)

Më shumë se nevojë ekonomike peshkimi në qytetin e Vlorës është edhe një pasion. Report tv këtë fundjavë ka qenë me disa peshkatarë përgjatë bregdetit te Vlorës. Janë pikërisht ata të cilët peshkojnë me grep kryesisht në Lungomare. Pasioni për peshkimin me grepa vijon të përcillet ndër vite, ndërsa bregdeti vijon të jetë jo pak i frekuentuar nga peshkatarë amatorë të cilët më shumë se për fitim e quajnë thjesht pasion. Në zona të ndryshme të bregdetit sheh peshkatarë të ndryshëm, qytetarë vlonjate, që këtë profesion mundohen ta mbajnë gjallë.

“Thjesht pasion, hajde këtu kalon dy orë dhe ik në shtëpi. Jam 60 e kusur vjeç nga Vlora, të paktën kam nja 15 vjet që vij çdo ditë. Vetëm me grep peshkoj me mjete të tjera jo”. “Hobi mund ta quaj. Kohën e lirë kur nuk mund ta shfrytëzoj ndryshe vij këtu. Unë jam afër dhe me shtëpi dhe e shfrytëzoj këtu. Qëndroj dy orë apo dy orë e gjysmë”. “Unë vij nga ora 7 e mëngjesit rrit deri në 9 e gjysmë dhe iki. Është pasion pastaj kur zë peshk është kënaqësi ajo kushdo të jetë”. “Më shumë është për pasion sesa për fitim, thjesht qejf. Kam peshkuar që i vogël në Vjosë, pastaj ka 3 vite këtu, thjesht dal për pasion” thanë disa prej tyre.

Mund ta quajmë si një rikthim të vlonjateve tek pasioni i peshkimit, pasi që në orët e para të mëngjesit vija bregdetare përgjatë Lungomares dhe jo vetëm është e mbushur me peshkatarë me grepa. Edhe pse nuk mungojnë rastet, kur nuk arrijnë të dalin ashtu si edhe e mendojnë, falë pasionit të tyre, për çdo ditë i sheh në bregdet duke vijuar peshkimin.

“Pasioni të tërheq, rri nga tre orë, katër orë ka mundësi edhe gjithë ditët. Peshkatarit mjafton ti bjerë vetëm një herë peshku në grep dhe ai e mban peshkatarin aty të lidhur”. Ata për Report Tv thonë se është një pasion që të mban lidhur dhe kur kam prenë, peshkun atëherë gjithçka bëhet dhe më e bukur. Por edhe peshkimi ka sezonalitet, madje kjo periudhë nuk është koha më e mirë për peshkim pasi edhe gjahu është i pakët.

“Po të kapësh ndonjë koce është gjëja më e mirë. Ka barbun, qefull ka plot. Cila është periudha më e mirë për të peshkuar? Periudha më e mirë është ajo e shumimit që është prill, maj, qershor dhe korrik”. “Ka kaq kohë që ankohemi të gjithë ne këtu që nuk ka. Janë rrjetat apo dinamitit siç thonë, por ne nuk kemi kapur gjë. Zakonisht ka koce, barbun i vogël dhe ndopak levrek”. Në Vlorë peshkimi është një traditë e hershme, e trashëguar brez pas brezi, duke e injektuar këtë traditë edhe tek të rinjtë, të cilët sot vijojnë ta ushtrojnë këtë profesion.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Janulla: 05/01/2020 17:25

    Ky zanat tashme duhet te rregullohet te pakten me nje license Bashkiake apo nga prefektura , jo o burra qe te gjithe duke ja marr shpirtin natyres ....

    Përgjigju
    • xXx: 05/01/2020 22:08

      Nuk i merret shpirti natyrës me grepa,mos ki merak...Dukesh sa ekspert i fushës qënke...

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)