'Kam 80 mijë lekë me vetë', biseda e specialistit të pyjeve që donte të bëhej mësues me gruan e tij: Jepi sa të kesh, mbaroi ajo punë

'Kam 80 mijë lekë me vetë', biseda e specialistit të pyjeve që donte të bëhej mësues me gruan e tij: Jepi sa të kesh, mbaroi ajo punë

1632992781_spakdiber2.jpg

Në dosjen e siguruar nga Report Tv thuhet se Halit Shehu ka biseduar në telefon Fitim Farruku, punonjës i Këshillit të Qarkut Dibër. Gjatë bisedës rezulton se Haliti bën përpjekje të punësohet si mësues, por e ka të vështirë. Për këtë kërkon ndihmën e zyrtarit.

Më pas në dosje thuhet se Shehu komunikon me bashkëshorten e tij dhe ajo i thotë që të takojë Fitimin dhe t'i japë sa para kishte me vetë. Halit Shehu i thotë se 80.000 lekë.

Në një tjetër bisedë të Halit Shehut me bashkëshorten kjo e fundit i thotë se 'ka mbaruar ajo punë',  pra bëhet fjalë për punësimin, dhe të shkojë ti dorëzojë shumën e parave Fitim Farrukut.


Lajmi kryesor:

Korrupsion me punësimet në Arsim në Dibër, Report Tv zbardh përgjimet e SPAK! Dyshohet se operacioni u dekonspirua! Biseda me gruan: Jepi sa lekë ke me vete, ka mbaruar ajo punë


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen