Kamëz, Lulzim Basha: Janë hequr
780 familje nga ndihma ekonomike

Kamëz, Lulzim Basha: Janë hequr<br />780 familje nga ndihma ekonomike<br>
Kryetari i Paritsë Demokratike, Lulzim Basha ka  vizituar disa familje të varfra në Bashkinë e Kamzës, të cilët janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike pa marrë asnjë  shpjegim. Basha pati një bashkëbisedim me kryefamiljarët që i kanë treguar kryedemokratit për kushtet aspak të mira në të cilat ata jetojnë dhe vështirësitë ekonomike me të cilat përballen çdo ditë. 

Basha nga ana tjetër ka shprehur se: Në bashkinë Kamëz janë hequr rreth 780 familje nga skema e ndihmës ekonomike. Gjatë bashkëbisedimit me kryefamiljarët Basha u shpreh se:
Partia Demokratike e konsideron një emergjencë kombëtare mbetjen pa asnjë të ardhur dhe heqjen e ndihmës shtetërore të mbi 20 mijë familjeve në të gjithë vendin dhe për këtë arsye ka kërkuar një debat urgjent me kryeministrin.  ​

Por ka reaguar dhe Partia Demokratike, e cila ka denoncuar se: në Bashkinë e Kamzës janë hequr nga skema e përkrahjes ekonomike rreth 780 familje. Kryetari i Partisë Demokraikte, Lulzim Basha ka qenë në disa prej këtyre familjeve, ku është takuar me kryefamiljarët të cilat kanë treguar kushtet e vështira në të cilat jetojnë.

a.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët