Kamëz, të majtës i ikin 3 këshilltarë
Pjerin Ndreu: I bleu Xhelal Mziu 

Kamëz, të majtës i ikin 3 këshilltarë<br />Pjerin Ndreu: I bleu Xhelal Mziu 
Rrokadë në këshillin bashkiak, shkarkohet kryetari i këshillit bashkiak
 
Tre këshilltarë kanë braktisur të majtën duke iu bashkuar të djathtës duke krijuar kështu maxhorancë të re në Këshillin Bashkiak Kamëz. Pas krijimit të shumicës së re, kanë qenë më shumë se 1/3 e anëtarëve të Këshillit Bashkiak Kamëz që kanë kërkuar mbledhjen e Këshillit në rend dite, duke shkarkuar kryetarin, sekretarin dhe nënkryetarët e Këshillit.

Në mbledhjen e ditës së sotme të Këshillit Bashkiak pas konfirmimit të pranisë së 21 anëtarëve të Këshillit, është votuar për shkarkimin e kryetarit të Këshillit Bashkiak Kamëz, Asllan Neziri, dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të Këshillit Bashkiak, Bilbil Bajraktari. Bajraktari pas zgjedhjes falënderoi këshilltarët për besimin si dhe kreun e degës së PD-së, njëkohësisht kryetar i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, për besimin e treguar.

Sipas rendit të ditës, është vijuar më tej me shkarkimin e një prej nënkryetarëve të Këshillit, Valmira Qehaja, ndërsa këshilltarët nuk kanë votuar për shkarkimin e nënkryetarit tjetër Ndue Gjeloshi duke e lënë atë në detyrë. Si nënkryetare e dytë e Këshillit Bashkiak pas propozimit të grupit të këshilltarëve të PD-së është zgjedhur Amela Tanushi. Më tej, është vijuar dhe me shkarkimin e sekretarit të Këshillit Bashkiak Luan Biba dhe votimin si Sekretar i ri i Këshillit Bashkiak z. Sokol Ndreu.
 
Reagimi/Pjerin Ndreu: 3 këshilltarët, të PS, LSI dhe PDIU
 Në lidhje me rokadën e krijuar në këshillin bashkiak të Kamzës, deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu tha se Xhela Mziu i ka blerë tre këshilltarët e majtë me nga një vend pune. “Një është i LSI-së, një i PS-së dhe një i partisë çame. Janë tre këshilltarë që janë larguar. I ka blerë Xhelal Mziu duke i punësuar. I ka fut në punë se e ka bashkinë pronë ai. E ka gjyqin me gjashtë mos ke merak se futet në burg. Shitblerja e tyre dihet më”, u shpreh deputeti socialist Pjerin Ndreu.

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal