'Kam fituar kampionatin pa u paguar 6 muaj', Colella: Partizani ka mungesa nesër
Giovanni Colella, trajneri i Partizanit
Partizani dhe Vllaznia luajnë nesër në 16:00 për javën e 16-të të Superligës në futboll. Dueli do zhvillohet në kompleksin "Partizani" me bar artificial, teksa dueli është komentuar edhe nga trajneri i Partizanit, Giovanni Colella. Italiani në fillim ka folur për nisjen e vitit si kryesues, teksa ka cekur edhe kundërshtarin.
"Si e nisa vitin si kryesues? Isha i lumtur, i qetë. E rëndësishmja është të punojmë mirë. Çdo ndeshje vlen tre pikë, e qartë që ndeshja e parë pas ndalesës ka rëndësi se të rinisesh mirë është diçka e rëndësishme.
Vllaznia? Vlen gjithmonë tre pikë, por ka pak më shumë vlerë. Vllaznia është një kundërshtar që respektojmë, është shumë i fortë. Por siç e dini më mirë se unë, çdo kundërshtar që vjen të luajë ndaj Partizanit jep 300%. Ajo që duhet të mësojë të bëjë skuadra është të presë një kundërshtar në maksimum ndaj nesh", tha Colella.
Colella më pas foli edhe për problemet fizike dhe mungesat, ndërsa nuk i interesojnë problemet financiare të skuadrave të tjera.
"Ndeshja në bar artificial? Fusha jonë është shtëpia jonë, stërvitemi këtu e luajmë. Është e qartë që e konsiderojmë një avantazh që luajmë këtu. Probleme fizike? Them se jemi në formë të mirë, nuk është se kemi probleme në veçanti përveç atyre të zakonshmeve.
Financat dhe problemet e kundërshtarëve? Janë gjëra që nuk më interesojnë absolutisht. Unë mendoj për skuadrën time dhe të bëjnë maksimumin. Pastaj që të tjerët të jenë të kuq, blu, të verdhë, të gjelbër, të kenë para apo jo, janë probleme të tyre. Preferoj të mos komentoj të tjerët, komentoj skuadrën time, jo atë që ndodh te të tjerët. Mua më ka ndodhur të fitoj një kampionat pa marrë para për 6 muaj. Matondo e Da Silva të gatshëm? Jo, as në stol", tha trajneri Colella.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83.1%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2860
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Magjia e Krishtlindjeve, qindra qytetarë shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'! Veliaj: Kemi transformuar Tiranën
24 Dhjetor, 19:35
-
Vigjilja e Krishtlindjeve sjell trafik të rënduar në Tiranë e Vlorë, dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të kryeqytetit (VIDEO)
24 Dhjetor, 18:01
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Trafiku i rënduar, Report Tv sjell pamjet me dron, dyndje mjetesh në rrugët kryesore të Tiranës
24 Dhjetor, 16:19
-
Trafik i rënduar në aksin Tiranë-Elbasan, shqiptarët drejt Pogradecit e Korçës për festat e fundvitit
24 Dhjetor, 15:44
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Tiranë/ 22 vjeçari arrestohet brenda parkingut në QSUT, kapet me rreth 900 gr kokainë! I sekuestrohet municion luftarak në banesë
24 Dhjetor, 11:49
-
VIDEO/ 'Motërq***, b***q, a i çon lekë fëmijës... Hë e more rrogën sot?', Belind Këlliçi dështon sërish, nuk mbledh dot militantë e i hakërrehet policëve
24 Dhjetor, 11:36
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19
-
Tiranë/ Digjen 3 autobusë gjatë natës tek Ish-Uzina e Autotraktorit (VIDEO)
24 Dhjetor, 08:09
-
Mero Baze: Një hakmarrje ndaj qytetarëve që e kanë braktisur
24 Dhjetor, 07:02
-
Protesta e PD me bllokim rrugësh, Policia e Tiranës shoqëron 30 persona
23 Dhjetor, 22:13